Sporti

Kriza financiare tek Inter, klubi e nxjerr në shitje njërin ndër futbollistët kryesor

05/13/2021 21:10
nga:Mergim Rreci

Interi mund të shesë Lautaro Martinez në mënyrë që të mbledhë fonde, me 80 milion € të konsideruara si një ofertë e pranueshme.

Sulmuesi ka një klauzolë lirimi me vlerë 111 milion € në kontratën e tij, e vlefshme vetëm për dy javë gjatë verës për klubet jashtë Italisë.

Barcelona kishte bërë përpjekje të mëdha për ta nënshkruar atë sezonin e kaluar, por nuk pranoi të paguante shumën e plotë, përcjell GazetaBlic.

Tani situata ka ndryshuar me mbi një vit të rënies së të ardhurave të pandemisë.

Është raportuar sot se lojtarët dhe stafi i Interit kanë refuzuar thirrjen e Presidentit Steven Zhang për të pranuar një ulje page për sezonin e ardhshëm, duke hequr dorë nga dy muaj të pagës së tyre.

Interi pagoi 25 milion euro për ta nënshkruar Lautaron nga Racing Club në korrik 2018 dhe ai është nën kontratë deri në qershor 2023, me negociatat për një marrëveshje të re që ngecin papritmas për shkak të krizës.

La Gazzetta dello Sport pretendon që në mënyrë që të bëhet një fitim i rregullt, shitja do të duhet të jetë për të paktën 80 milion €.

Problemi është se Barcelona dhe Real Madrid janë në një situatë jo të ndryshme nga Interi, ndërsa Manchester City duket se është më i interesuar për Romelu Lukaku sesa për Lautaro Martinez.

/GazetaBlic/