Sporti

Kriza e rezultateve te Roma, Mourinho bojkoton intervistat

02/19/2022 23:21
nga:Mergim Rreci

Vazhdon momenti i keq i Romës, e cila kishte sot ndeshjen e katërt radhazi pa fituar në kompeticionet e brendshme.

Një barazim me Veronën (2-2), nxiti acarimin e Jose Mourinhos, përcjell GazetaBlic Sport.

Madje trajneri u përjashtua nga gjyqtari Luca Paireto në kohën shtesë dhe në fund nuk pranoi të fliste me gazetarët. Sipas DAZN , Mourinho nxitoi në zonën e intervistave të shpejta dhe nuk foli për mediat.

Kujtojmë se Roma zë vendin e shtatë me 41 pikë, gjashtë pas Juventusit, vendi i katërt që dërgon në Champions League.