Sporti

Kriza e martesës së Kyle Walker: Gruaja e futbollistit kërkon 15 milion funte për të shpëtuar lidhjen!

09/30/2024 19:59
nga:Lorik J

Martesa e yllit të Manchester Cityt, Kyle Walker me Annie Kilner është në krizë mes raporteve se ajo po kërkon 15 milionë funte për të shpëtuar marrëdhënien e tyre.

Annie, 31 vjeçar, kërkon gjysmën e pasurisë së Walker-it prej 27 milionë funtesh, pasi ai bëri dy fëmijë me Lauryn Goodman gjatë marrëdhënies së tyre.

Martesa e çiftit është tronditur nga pabesia e Walker, me Annie që kërkon siguri financiare dhe pavarësi.

Burime pranë çiftit zbulojnë se tensionet janë në rritje, me Annie që mendon divorcin.

Walker, 34 vjeç, është i gatshëm t’i japë Annie paratë për të siguruar të ardhmen e familjes së tyre.

/GazetaBlic Sport