Lajme

“Kriza e çmimeve duhet të trajtohet më seriozisht”, Zgjim Hyseni kritikon qeverinë Kurti

10/27/2021 20:08
nga:Gazeta Blic

Zgjim Hyseni i PSD-së ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se shifrat për e dhënë nga qeveria për rritje ekonomike janë “interpretim i gabuar”.

“Është tepër interesant që qysh për shembull, kur flasin, për dështimet ose gabimet e qeverisë, arsyetimi është që është herët, duhet me prit edhe pak…”, thotë Hyseni.

“Ndërkohë, tash kur po thonë që qenka pak më mirë situata me korrupsionin, meritë e qeverisë. Këtu ka diçka që nuk shkon”, tha Hyseni për RTV Dukagjini.

Hyseni kritikon edhe deklaratat e qeverisë për rritjen ekonomike.

“Sa i përket shifrave të rritjes ekonomike, ato janë tërësisht interpretim i gabuar”, tha ai.

“Qysh është e mundur me thënë se kemi rritje ekonomike në shifra dyshifrore e në të njëjtën kohë jemi duke dhënë lëmoshë nga 100 euro sepse u ka rënë fuqia blerëse njerëzve”, theksoi ai.

“Krizën e çmimeve duhet me trajtuar në mënyrë më serioze, duhet me pa cilat janë ato politika që sjellin stabilitet dhe jo veç me vepru sot për nesër. Ky është problemi”, theksoi Hyseni.