Lajme

Krivokapiq s’pranon t’ia dorëzojë detyrën Abazoviqit

04/30/2022 16:21
nga:Astrit Gashi

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka refuzuar që t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit të ri Dritan Abazoviq sipas protokollit.

Krivokapiq ka thënë se s’ka dëshiruar t’ia dorëzojë detyrën dikujt që sipas tij s’është legjitim në postin e kryeministrit.

Në vend të pranim-dorëzimit të detyrës Krivokapiq i ka lënë Abazoviqit një porosi në zyrë Abazoviqit.

“Pasiqë kemi pasur një shkelje kushtetuese dhe të procedurave. S’dua t’i jap legjitimitet shkeljes demokratike dhe ligjore. E lashë një porosi të qartë në kabinet sa i përket tranzicionit”, ka thënë Krivokapiq.