Kryeministri në largim i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, e ka vlerësuar si provokim të papranueshëm deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e cila, siç tha ai, shpall aspirata të rrezikshme për cenim të integritetit territorial të Malit të Zi, kanë raportuar mediat malazeze, përcjellë Gazeta Blic.
Ai në Tëitter ka shkruar se është interesant fakti që ka munguar reagimi nga presidenti malazez, Milo Gjukanoviq dhe siç shprehet ai “nga kryeministri i i emëruar në mënyrë anti-kushtetuese, Dritan Abazovic”.
“Unë e konsideroj provokim të papranueshëm deklaratën e zotit Kurti që shpall aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorial të Malit të Zi. Është interesant se nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe kryeministri antikushtetues Dritan Abazovic”, shkroi Krivokapiq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar dje se shpreson se Mali i Zi së shpejti do të ketë një qeveri të re, me të cilën do të mund të bisedojë dhe të zgjidhë problemin e 8200 hektarëve të territorit të Kosovës, që i takonin Malit të Zi me marrëveshjen e demarkacionit. Siç tha ai, ato 8200 hektarë padrejtësisht dhe gabimisht i janë dhënë Malit të Zi.
Izjava gospodina Kurtija, kojom najavljuje opasne aspiracije narušavanja teritorijalnog integriteta Crne Gore, smatram nedopustivom provokacijom.
Interesantno je da nema nikakve reakcije predsjednika Crne Gore i neustavnog mandatara Dritana Abazovića.— Zdravko Krivokapić (@profKrivokapic) March 22, 2022


