Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është penguar teksa po ngjitej në shkallët e avionit presidencial Air Force One të dielën, përpara nisjes nga aeroporti në Morristown, New Jersey, drejt Camp David-it.
Momenti kur Trumpi gati sa nuk rrëzohet është kapur nga kamerat dhe videoja është bërë virale në rrjetet sociale.
Shumë përdorues kanë reaguar, duke bërë krahasime me incidentet e ngjashme që ka pasur më parë ish-presidenti Joe Biden, të cilin Trump e kishte ironizuar më parë për “rrëzimet në shkallët e aeroplanit presidencial”.
“Nëse ky do të ishte Bideni, do të kishte lajme të fundit në të gjitha rrjetet televizive”, ka shkruar një komentues.
Në të njëjtën ditë, edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, është penguar ndërsa po hipte në Air Force One.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është rrëzuar dhe kanë vazhduar lëvizjen normalisht.


