Objektivi kritik numër një në Chelsea, sulmuesi gjerman Timo Werner nisi “Blues” në rrugën mbretërore për në finalen e Ligës së Kampionëve, duke shënuar golin e parë të ekipit të tij të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid.
Pas takimit, ish-lojtari i Leipzig preferoi të ishte ironik për situatën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Përballë kritikave, sulmuesi preferoi të jepte mesazh me ironi pas takimit:
“Një javë më parë, unë isha akoma idiot”, tha Werner duke buzëqeshur për Sky Deutschland.
“Këtë herë unë isha edhe më afër. Nuk do të ishte mirë nëse nuk do ta realizoja…”
Sulmuesi gjerman po përgatitet të luajë në finalen e parë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij më 29 maj kundër Manchester City në Stamboll.
“Është një ëndërr fëmijërie e realizuar”, përfundon ai.
/GazetaBlic Sport


