Liga elitare skoceze është kritikuar për mos implementimin e sistemit teknologjik VAR.
Në shumë liga elitare tashmë është futur në përdorim sistemi teknologjik që ndihmon referët të marrin vendime të drejta, kjo është duke u përdorur edhe në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Mediumi i madh britanik, BBC ka kritikuar, Federatën e Skocisë e cila ende nuk e ka në dispozicion VAR-in.
BBC ka kritikuar futbollin e Skocisë duke përmendur që edhe liga më të ulta, si në Kosovë, Marok tashmë kanë nisur përdorimin e teknologjisë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur implementimin e sistemit të VAR në Superligën e Kosovës që nga ky edicion 2021/22.
/GazetaBlic Sport/


