Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se nëse është e vërtetë që Komisioni Evropian gabimisht ua ka tërhequr vërejtjen Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për t’i vënë viza Kosovës, ata duhet të shikojnë nëse kanë brenda ndonjë insajder rus, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ai mund të mos jetë rus me nacionalitet por punëtor i inteligjencës ruse, ndoshta edhe serb apo francez.
Postimi i tij i plotë:
Komisioni Evropian paska thënë që “gabimisht ua ka tërhequr vërejtjen Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për t’i vënë viza Kosovës”.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë shikoni nëse e keni ndonjë insajder rus brenda ku krijohen dokumentet, të cilin nuk e keni parë deri tani! Nuk do të thotë se është rus me nacionalitet, por sigurisht punon si njeri i inteligjencës ruse… ndoshta serb, apo përfaqësues i ekstremit të djathtë të ndonjë vendi anëtar… ndoshta francez…


