Lajme

Kritikat për intervistën e Thaçit-Paçarizi: Kush ka hall me dikë që është në burg tash e pesë vjet

07/28/2025 21:54
nga:G B

Analisti Rrahman Paçarizi në “Rubikon” në Klan Kosova tha se observimet nga ish-presidenti Hashim Thaçi për politikën vendore, ndërkombëtare për vizionin e Kosovës, kanë qenë shumë të sakta dhe janë pritur shumë mirë.

Ai tha se nëse dikush ka hall me dikë që është qe 5 vite në burg, nuk merret me atë njeri.

Derisa shton se Thaçi për tash e pesë vite në burg nuk e ka humbur kondicionin mendor, madje sipas tij e ka kristalizuar.

“Zoti Thaçi për mu në këtë intervistë ka qenë shumë i sinqertë”, tha Paçarizi.

Paçarizi nënvizoi se Thaçi i ka pasur lidhjet familjare edhe kur ka pasur pozita.