Sporti

Kritikat ndaj tij, reagon Casillas: Kam qarë dhe kam festuar për Real Madridin!

06/02/2026 20:21
nga:Mergim Rreci

Legjenda e Real Madrid, Iker Casillas, ka reaguar ashpër ndaj kritikave që ka marrë së fundmi për opinionet e tij rreth situatës në klubin madrilen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-portieri spanjoll theksoi se nuk ka nevojë që askush t’i japë leksione mbi dashurinë dhe përkushtimin ndaj Real Madridit, duke kujtuar lidhjen e tij të gjatë me klubin që nga fëmijëria.

“Nuk kam nevojë për shumë leksione mbi dashurinë për klubin. Jam rritur në qytetin sportiv të klubit, kam qenë pjesë e Real Madridit që nga mosha 9-vjeçare. Nuk i bëj qejfin askujt. Kam qarë për humbjet dhe kam festuar fitoret e mëdha. Me të mirat dhe të këqijat, jam madrilen”, ishte mesazhi i fortë i Casillasit.

Reagimi i tij vjen pasi një pjesë e tifozëve kishin vënë në dyshim qëndrimet e ish-kapitenit të Real Madridit lidhur me disa çështje aktuale të klubit, përfshirë debatet për rikthimin e Mourinhos dhe garën zgjedhore për president.

/GazetaBlic Sport/