Ministri i Bujqësisë, Faton Peci iu është përgjigjur kritikëve për subvencionet në bujqësi.
Ai ka publikuar një mesazh ku sipas tij një fermer e ka falënderuar për subvencionet që po i jep Ministria e Bujqësisë.
Peci, në një postim në Facebook tha se përveç faktorëve klimatik, mbështetja institucionale, shpaguhet me rendiment mbi të gjitha përkushtimi dhe puna e fermerëve tanë shembullor.



