Sporti

Kritika të mëdha ndaj Presidentit të Juventusit, ky është veprimi i fundit i tifozëve ndaj tij

04/21/2021 10:36
nga:Mergim Rreci

Andrea Agnelli është njëra ndër figurat më të urrryera të futbollit momentalisht në Evropë.

Një bojë muri që tregon Andrea Agnelli duke vrarë një top që simbolizon vrasjen e futbollit në përgjithësi është shfaqur brenda natës pas ndërtesës së Federatës Italiane të futbollit në Romë, përcjell GazetaBlic.

Agnelli ishte në mesin e presidentëve më të zëshëm duke e mbrojtur krijimin e Superligës së Evropës, andaj edhe u bë adresë e kritikave të mëdha.

Presidenti i UEFAs, Ceferin tha se nuk ka takuar në jetën e tij ndonjë person më gënjeshtar se Agnelli.

/GazetaBlic/