Sporti

Kritika të ashpra për Gundogan nga Federata e Futbollit të Gjermanisë

12/29/2023 15:17
nga:Mergim Rreci

Zëvendëspresidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Ralph-Uwe Schaffert, kritikoi ashpër publikisht Ilkay Gundogan, një nga lojtarët më të mirë, më me përvojë dhe më të njohur të kombëtares gjermane. Schaffert fajësoi futbollistin e Barcelonës për mungesën e përpjekjeve në ndeshjet për kombëtaren.

“Është e çuditshme për mua që luan aq mirë për klubin saqë pyes veten nëse luan vëllai i tij binjak më pak i talentuar tek Gjermani. Ndoshta nuk na duhen më vetëm më të talentuarit në ekip, por ata që janë të gatshëm të përveshin mëngët”, tha Schaffer në një intervistë për Hannoversche Allgemeine, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjermania nuk pati presionin e kualifikimit në Euro sepse është mikpritëse, por rezultatet në ndeshjet paraprake ishin të këqija, gjë që i kushtoi me shkarkim ish-trajnerit Hansi Flick.

Ai u zëvendësua nga Rudi Völler. Gundogan, i cili u transferua nga Manchester City te Barcelona verën e kaluar, ka vetëm një fitore me Gjermaninë në gjashtë ndeshjet e fundit që ka nisur.

/GazetaBlic Sport/