Lajme

Kritika më e mirë publike në Kosovë sot ndaj pushtetit është heshtja

05/29/2023 00:55
nga:Agon Maliqi

Shkruan: Agon Maliqi

Kritika më e mirë publike në Kosovë sot ndaj pushtetit është heshtja.

Duhet me e lanë injorancën dhe mediokritetin e pushtetit popullist dhe reaksionar me vepru pa pengesa dhe me e çu trushpërlarjën dhe çmendurinë kolektive deri në fund.

Hipnoza kolektive dhe hegjemonia e pushtetit është e padepërtueshme prej arsyes.

Kisha rekomandu që kushdo që po e vëren se çfarë budallakie kolektive na ka kaplu, me e kuptu këtë gjendje të dehjes si një virus që duhet me u kalu.

Dhe me vendos u marrë me projekte personale, sport, aktivitete në komunitet, etj – si formë e vetme e ruajtjes së shëndetit mendor prej hegjemonisë populliste dhe naivitetit të komandant tastaturave.

Ndërkohë “poplli” i cili vazhdon me u tregu i paaftë pas kaq shumë zgjedhjesh për me prodhu qeverisje dhe zgjidhje për problemet, prej atyre më banaleve si qentë endacak e deri te kushtet në spitale, ka me vazhdu (me insistimin e liderëve) me e shfry gjithë këtë dështim kolektiv në nacionalizëm, sovranizëm dhe në pallavra patriotike të mbështjella me fraza morale si dinjiteti. Si çdo regjim tjetër popullist, me ua lanë fajin të tjerëve.

Shtetin edhe munden me e çu në humnerë, po edhe nëse e çojnë, aty poshtë ka me shku me meritë, e pastaj prej kësaj pike të poshtme me mësimet prej gabimeve e vetmja rrugë është lart.

Një shoqëri kaq e papjekur si kjo e jona është si ai fëmija që s’do me kuptu pse s’duhet me i shti gishtat në prizë, pa u përzhitë njiherë vetë.