Lajme

Kritika e ashpër amerikane për Kosovën- Canaj: Ky është qëndrim i Shtëpisë së Bardhë

02/24/2025 22:41
nga:G B

Në “Rubikon me Adriatik Kelmendi”, opinionisti Blerim Canaj tha se reagimi i Ambasadës Amerikane që thotë se veprimet e LVV kanë ndikim negativisht në marrëdhëniet me SHBA-të, është qëndrim dhe mesazh i Shtëpisë së Bardhë.

“Ky është qëndrim shtetëror para se të gjithash, asnjë ambasadë nuk e lëshon një tweet pa e pyetur ministrinë e vet, a është qiky qëndrimi ynë”, tha Canaj.

“Detyrë e Ambasadës është me alarmu Qeverinë e Kosovës, jo qytetarin e Kosovës”, tha tutje Canaj.