Lajme

Kritika e Armend Zemajt: Qeveria po vazhdon me avazin e vjetër duke e injoruar totalisht situatën me pandeminë

08/17/2021 18:33
nga:Gazeta Blic

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vlerëson se situata me pandeminë ka dalë jashtë kontrollit.

“Kemi kërkuar rikthim të vëmendjes së qeverisë për menaxhimin e situatës pandemike. Situata sot, është tregues që pandemia në Kosovë nuk është vlerësuar nga qeveria aktuale dhe më së paku fatkeqësisht nga ministri dhe Ministria e Shëndetësisë, në këtë fazë të vështirë që po kalojmë”.

Zemaj në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që qeveria sipas tij, ka vazhduar të jetë indiferente karshi situatës me pandeminë COVID-19.

“Pandemia ka dalë jashtë kontrollit dhe është dështim total i menaxhimit të situatës pandemike në Kosovë . Në muajt e kaluar, kemi ritheksuar dhe kemi kërkuar jo vetëm si zë opozitar, por për shkak të përvojës që e kemi pasë nga menaxhimi i vështirë pandemik në vitin e kaluar, kemi theksuar që vala e re e infeksionit do të jetë e pranishme edhe tek ne”.

“Qeveria ka vazhduar me avazin e vet injorimin e kësaj situate totalisht, duke theksuar mbi të gjitha ose duke krijuar pasqyrën që pandemia në Kosovë ka përfunduar dhe virusi nuk ekziston. Ky ka qenë faktori i parë dëshpërues për të cilin duhet të ipet llogari, pasi kjo po kushton me jetë”, u shpreh tutje Zemaj.

Tutje Zemaj ka thënë që qeveria është dashur që të ndërmarrë masa menjëherë pas paraqitjes së variantit Delta.

 

Masat e reja anti- covid: Mbyllen klubet e natës dhe shkurtohet orari i gastronomisë