Sporti

Kristjan Asllani merr vendimin final, zbulohet ekipi ku do të vazhdojë karrierën

01/26/2026 11:22
nga:Lorik J

Edhe pse na ndajnë shumë pak ditë nga mbyllja e merkatos dimërore, e ardhmja e mesfushorit të Kombëtares Kristjan Asllanit vazhdon të “ziejë” në Itali.

Sipas raportimeve të fundit nga “Tuttosport”, 23-vjeçari shqiptar e ka refuzuar kalimin te Besiktas, pavarësisht se gjigandët e Stambollit kishin interesim të madh.

“Tuttsport” vijon më tej se Asllani ka vetëm një qëllim, qëndrimin në Itali, sikurse huazimin te Bologna. Trajneri Vincenzo Italiano i vlerëson tej mase aftësitë e Kristjan Asllanit.

Shanset që elbasanasi të vijoi qëndrimin te Torino apo Interi janë thuajse zero. Pas 22 javësh në Serie A, Bologna mban vendin e 8-të me 30 pikë.