Sporti

Kristjan Asllani: “Jemi të lumtur, tani do festojmë”

11/13/2025 23:03
nga:Lorik J

Kristjan Asllani u shpreh shumë i lumtur për fitoren e madhe të sotme ndaj Andorrës, me rezultatin 0:1.

Shqipëria ka fituar ndaj Andorrës me rezultatin minimal 0:1, me golin e Asllanit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jemi të lumtur, tani do festojmë dhe pastaj mendojmë për Anglinë”, tha Asllani në SuperSport.

“Patëm shumë raste dhe e merituam fitoren”, tha ndër tjerash Asllani.

Shqipëria tani ka 14 pikë në grup, teksa me humbjen e Serbisë, nënkuptohet se kombëtarja kuqezi edhe zyrtarisht ka siguruar vendin për “Play Offin” e Botërorit 2026.

/GazetaBlic Sport/