Lajme

Krishtlindja, Zelensky kërkon rezistencë të ukrainasve ndaj sulmeve ruse

12/25/2022 08:27
nga:G B

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar popullit të tij që të ketë rezistencë përballë sulmeve ruse, teksa vendi feston Krishtlindjet.

Ai, me anë të një video-fjalimi të shtunën, u uroi ukrainasve Krishtlindjen dhe u bëri thirrje që të jenë të lumtur.

“Ne duruam në fillim të luftës. Ne duruam sulmet, kërcënimet, shantazhet bërthamore, terrorin, sulmet me raketa. Le të durojmë këtë dimër sepse ne e dimë se çfarë po luftojmë për.

“Ne do të festojmë festat tona! Si gjithmonë. Ne do të buzëqeshim dhe do të jemi të lumtur. Si gjithmonë. Ndryshimi është një. Nuk do të presim për një mrekulli. Në fund të fundit, ne e krijojmë vetë mrekullinë”, ka thënë Zelensky, shkruan BBC.

Lufta në Ukrainë ka hyrë për muajin e 11-të prej kur Rusia e filloi sulmin.