Kriminologu Armend Halimi ka thënë se dukuria e vrasjeve në Kosovë është shqetësuese.
Ai në Kosova Today ka deklaruar se nuk ka indikacione se kjo dukuri është duke u ndalur.
“Si dukuri e vrasjeve nga paslufta është shënuar në rritje. Kjo është një prej dukurive për shqetësuese në vendin tonë, pas 2008-ës kemi shënuar një rënie të vrasjeve”.
“Fatkeqësisht nga viti 2020 kjo dukuri ka arritur prapë në nivel shqetësues, kemi pasur të shënuara diku 27 raste të vrasje, në formë të krimit për motive të ndryshme. Nuk ka indikacione se kjo dukuri është duke u ndalur”, ka thënë Halimi.