Opinion

Kriminelja në tentativë Paunoviç dhe ata në Hagë

07/15/2026 23:01
nga:Faton Abdullahu

Shkruan: Faton Abdullahu

Nëse ata sot po gjykohen në Hagë e që dje kanë qenë kundër spastrimit etnik të Kosovës, nuk është për tu çuditur hiç pse një kriminele të tentativë si ministresha S. Pahunoviç në Qeverinë e Serbisë deklaron se po të ishte në vend të Millosheviçit do ta spastronte etnikisht Kosovën.

Ajo si duket tani është e bindur se pas një spastrimi etnik që do ta bënte ajo në Kosovë, kushdo që do ta kundërshtonte këtë politikë shfarosëse do të përfundonte si ata në Hagë.

Prandaj mund të thuhet se për rrjedhojë dënimi i atyre në Hagë e kriminalizon Serbinë, sepse e trimëron ate që të mos heq dorë nga Kosova dhe spastrimi etnik i saj.

Sa më larg pendimit për ate çfarë ka bërë Serbia në Kosovë, aq më larg duhet të jetë integrimit i saj në Evropë.