Lajme

Krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë, policia e arreston njërin nga të plagosurit që po trajtohej në QKUK

03/28/2024 10:27
nga:G C

Është dërguar në mbajtje njëri nga personat që ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagosjes me armë zjarri të martën mbrëma në rrugën “Jeronim De Rada”, në Kolovicë.

“Prishtinë / 26.03.2024-21:20. Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me një rast te mëhershëm, me 27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin I dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar ne mbajtje kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

E vdekur nga të shtënat me armë zjarri mbeti edhe një 48 vjeçare, e cila ndërroi jetë në QKUK.

Siç ka bërë të ditur policia, 48 vjeçarja u qëllua nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe nuk ishte pjesë e palëve të përfshira në rast, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast”, u tha nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit për rastin ku mbeti i vrarë edhe një 30 vjeçar.

Të dyshuarit janë Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.