Lajme

Krimi i rëndë brenda familjes në Lipjan: Këta janë babë e bir që u gjetën të vdekur!

07/28/2023 18:57
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rufc të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka vrarë edhe veten.

Sinjali mëson se viktimat janë Abedin Bekteshi rreth 60-vjeç dhe djali i tij, Ardit Bekteshi rreth 24-vjeç.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se Policia ka hasur në tre trupa të pajetë, vdekja e cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësorAktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”

Krim i rëndë brenda familjes në Lipjan: Babai vrau të birin, gruan e pastaj veten