Lajme

Krimet e luftës/ Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës: Rreth 13,000 hetime po zhvillohen

05/23/2022 19:04
nga:Gazeta Blic

Rreth 13,000 hetime mbi krimet e dyshuara të luftës nga ushtarët rusë po zhvillohen në Ukrainë, sipas prokurorit të përgjithshëm i vendit.

Që nga ngritja e akuzave, Rusia ka mohuar vazhdimisht kryerjen e mizorive gjatë luftës në Ukrainë.

Më herët sot, një ushtar rus 21-vjeçar, rreshteri Vadim Shishimarin, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur.

Shishimarin pranoi se kishte qëlluar Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, nga një makinë ndërsa ushtarët rusë hynë në fshatin Chupakhivka katër ditë pas pushtimit./ Top Channel