Lajme

‘Krimba e insekte në ushqimin që u servohet studentëve’ – Shpifje apo realitet?

12/19/2024 14:46
nga:N K

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se në ushqimin që u servohet studetëve janë gjetur krimba dhe insekte.

Saktësisht këtë gjë e ka thënë deputetja nga radhët e Aleancës së Ardhmerisë së Kosovës, Albana Bytyqi.

Reagimi i deputetës së AAK-së, Albana Bytyqi

E, drejtori i Mensës së Studentëve, Fahri Osmani shprehet i shqetësuar për një gjë të tillë, që sipas tij  fotografitë janë të vjetra dhe me anë të tyre kanë për qëllim dëmtimin e kësaj qendre.

“Edhe ne jemi shqetësuar kur i kemi parë disa imazhe jo të mira rreth disa insekteve në ushqim, unë dua të ju informoj përmes jush edhe opionin e gjërë publik, që ato imazhe janë fotografi të vjetëruara që kanë për qëllim ta dëmtojnë imazhin e menzës së studetëve. Dua të ju garantojë që menza e studentëve sa i përketë ofrimit të shërbimit për student, janë shërbime të jashtëzakonshme, shërbime shumë të mira, studentët janë të gjithë të kënaqur, nuk kemi pranuar zyrtarisht asnjë ankesë nga ana e studetëve. Por, krejt çka kemi aprë brenda këtyre dy ditëve që në disa webfaqe të organizuara dhe mendoj që janë ato komplet të orkesturara”, tha ai në një intervistë dhënë për GazetaBlic.

Drejtori i Mensës së Studentëve, Fahri Osmani

Osmani tregon se  gjatë ditës së sotme të pranishëm kanë qenë edhe Inspektoriati Sanitar, të cilët kanë vlerësuar siguri të mjaftueshme në ushqimin e tyre.

“Ishte edhe pjesa e inspektoratit sanitar këtu në vizitë për të parë nga afër procesin e punës në kuzhinë, ata inspektuan komplet të gjitha hapësirat brenda kuzhinës, dhe brenda restaurantit këtu, dhe bën raportin e tyre, në bazën e vlerësimeve nga ana e tyre shprehen qëndrimin e tyre që këtu ka siguri të mjaftueshme dhe sa i përketë higjenës është në nivelin më të lartë”, potencoi ai.

Ndërsa, Ekrem Rudari, drejtor i Qendërs së Studentëve vlerëson se kjo është shpifje që po bëhet karshi qendrës dhe se kërkon që deklaratat e tilla mos t’i bëjnë në kohë fushate.

“Në kohë fushate nuk është mirë pa e verifiku diçka me dal me kësi deklarta për studetët, për të cilën Qendra e Studentëve nuk është politike është organizatë e shtetit dhe nuk kemi të bëjmë ne me politikë dhe nuk jemi në garë për politikë, studentat nuk janë politikë, punëtorët e qendrës nuk janë politikë. Ajo fotografi e cila është parë në disa rrjete sociale ka qenë një fotografi e vjetruar dhe nuk është e vërtetë aspak, por jo vetëm deputetet në fjalë, e kisha lutë të gjithë që nëse ka diçka duhet me ardhë me verifiku kur është në pyëtje për nxënësit e studetnët dhe jo vetëm me qitë e ti merr dy apo tri vota më shumë se jemi në fushatë e kuptojmë, por ki ku me marrë vota, ki ku me bë politikë. Kjo është edhe shpifje e saj ose kujdo qoftë e një grupi të caktuar”, tha ai për GazetaBlic.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari

E për fund Rudari ka një kërkesë.

“Kërkesë e kemi që të mos shpifin, mos te prekun studentin si në konfikte, fakultete, se është ardhmëria e vendit. Se kanë ku më bë opozitarizëm, kanë ku me kërku vota”, përfundoi Rudari.

GazetaBlic tentoi të marrë përgjigje edhe nga ana e studentëve, por që të njëjtit hezituan të flasin.

Pamje brenda Mensës së Studentëve: