Lajme

Kreu tri vepra penale, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

05/03/2024 17:04
nga:Y I

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit A.S.

I pandehuri A.S dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, asgjësimi apo dëmtimi të pasurisë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Tutje, nga komunikata për medie bëhet e ditur se me moscaktimin e masës së paraburgimit i pandehuri do të mund të përsëritë veprat penale.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se mos caktimi i masës së paraburgimit, do të kishte për pasojë që i pandehuri do të asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale dhe do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, po ashtu gjykata ka konsideruar se më lënien e tij në liri ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale apo kryerjes së ndonjë vepre tjetër te natyrës se njëjtë apo të ngjashme apo përfundimi i veprës së mbetur në tentativë”, shkruhet në njoftimin e gjykatës.