Lajme

Kreu sulm me thikë, Policia australiane qëllon për vdekje adoleshentin

05/05/2024 16:11
nga:G B

Policia australiane ka qëlluar për vdekje një adoleshent pasi e goditi me thikë një burrë në periferi të Perthit.

Sipas Policisë, 16 vjeçari kishte “shenja” se mund të kryente një sulm terrorist, shkruan CNN.

Komisionari i policisë Blanch tha se të shtunën mbrëma, policia lokale mori një telefonatë nga se një mashkull po endej me një thikë të madhe kuzhine.

Sipas Blanch, oficerët e urdhëruan atë të ulte thikën, por i dyshuari refuzoi, në vend të kësaj ai iu sul policisë, kur këta të fundit edhe e qëlluan.

Incidenti vjen pas goditjes me thikë të një prifti muajin e kaluar në një kishë në Sidnej.