Lajme

Kreu marrëdhënie pas premtimit se do të martohet me të, gruaja në Ferizaj ankohet në polici

11/26/2021 10:17
nga:M K

Një grua në Ferizaj është ankuar në polici, pasi kishte pasur marrëdhënie intime me një burrë tjetër, ku i njëjti i kishte premtuar se do të martohej me të.

“Me 25.11.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte njoftuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe me datën e lartcekur, kishte pasur marrëdhënie intime me të njëjtin duke premtuar se do ta martoj”, thuhet në raportin e policisë.

Pasi një gjë e tillë nuk ndodhi, gruaja u ankua në polici.

Me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.