Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, ka folur sot para publikut lidhur me situatën në Kosovë.
“Në përputhje me të gjitha faktet, e informova komandantin e KFOR-it se po i përcjellim ngjarjet me shqetësim të madh dhe kërkojmë që të merren masa urgjente për mbrojtjen e popullit serb dhe të drejtën e tij për mbijetesë”, tha gjenerali Mojsiloviq.
“Kjo është lutja jonë drejtuar njësive të KFOR-it dhe dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë. Ushtria serbe i përmbush të gjitha obligimet e saj ligjore ndërkombëtare që dalin nga Rezoluta 1244, marrëveshjë teknike ushtarake dhe të gjitha procedurat e përkohshme për regjimin e në vijën administrative, por sot është e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk po i përmbush detyrimet e veta. Forcat e Armatosura të Serbisë, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Kartën e OKB-së, nëse marrin urdhër nga Komandanti Suprem, do të kryejnë të gjitha detyrat e tyre në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, përfundoi fjalimin Mojsiloviq.


