Lajme

Kreu i Syriza nga Dropulli: U gjendemi pranë dhe mbështesim banorët e minoritetit

05/09/2024 12:47
nga:Y I

Stefanos Kasselakis, kryetari i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Syriza, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në jug të Shqipërisë.

Pas takimeve nëBularat dhe Dropull, Kasselakis mbajti dhe një deklaratë për media në krah të kryebashkiakut të Dropullit Dhimitër Toli.

Në fjalën e tij, lideri i Syriza, shpreh mbështetjen e Athinës për të gjithë minoritetin grek në Shqipëri.

Aai shtoi se u njoh me problematikat e minoritarëve në zonën e Dropullit, duke nënvizuar se do të qëndrojnë afër banorëve të kësaj zone.

“Jemi këtu në Dropull pranë minoritetit etnik grek për të shprehur mbështetjen tonë pa kushte. Për ne është një çështje thellësisht kombëtare dhe unë jam një djalë i minoriteti dhe e di shumë mirë çdo të thotë të jesh grek jashtë Greqisë për më tepër që këtu flasim për një komunitetet minoritar që ka nevoja të shumta për mbështetje nga politika”, tha Kasselakis.

Megjithëse nuk e kishte përfshirë në axhendën e vizitës zoti Kasselakis ka dhënë komentin e tij edhe për Himarën.

“Desha të shtoj për bashkëqytarët grekë këtu në bashkitë minoritare dhe në Himarë se nuk do t’ju harrojmë. Të dëgjuarit e problemeve dhe vizitat periodike janë detyrim i yni si shoqëri ndaj jush”, tha ai.

Në vizitën e tij kreu i Syriza kërkoi votën e mitoritetit grek në Shqipëri për kandidatët e partisë së tij, për të përfaqësuar Greqinë si eurodeputetë në Parlamentin Europian.