Lajme

Kreu i PSD-së: Shtetet e rajonit me veprime për problemin e mungesës së energjisë, Qeveria e Kosovës me këshilla

09/29/2022 22:01
nga:Astrit Gashi

Gjitha shtetet e rajonit kanë bërë veprime për problemin e mungesës së energjisë, kurse nga Qeveria e Kosovë për këtë çështje kanë dhënë vetëm këshilla.

Kështu ka deklaruar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj në Tëvë1.

“Gjitha shtetet që janë në rajon deri tash kanë bërë veprime të cilat dikush e ka zhdukur potencialisht problemin e mungesës së energjisë, dikush e ka zvogëluar koston e saj, e dikush e ka minimizuar reduktimin. Çështja e Kosovës është që deri tash na kanë jep këshilla. Për këtë punë besoj që do të kishin një grup të ekspertëve të energjisë që do të na jepnin këshilla, nuk jemi kundër kësaj por nëse mbetet vetëm këtu, kjo është arrogancë”, deklaroi Molliqaj.

Këtë deklaratë, ish-sekretari Organizativ i Vetëvendosjes e ka dhënë duke komentuar deklaratën e sotme të ministres, Artane Rizvanolli e cila në Kuvend ka thënë se qytetarët duhet t’i izolojnë shtëpitë përpara se të ftohet moti derisa ka potencuar se duhet të ndërrohet edhe mënyra e ngrohjes, pra që të mos shfrytëzohet rryma për ngrohje.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.