Lajme

Kreu i PDK-së, Krasniqi: Qetësuese të dëgjosh mesazhe inkurajuese nga miq të Kosovës

05/23/2023 20:26
nga:Astrit Gashi

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit të së hënës me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ai ka thënë mes tjerash se është qetësuese të dëgjosh mesazhe inkurajuese e mbështetëse nga dy miq të Kosovës, përcjell lajmi.net.

Ai shprehu falënderimet edhe për mbështetjen në rrugëtimin e vendit tonë drejt integrimit euro-atlantik.

”Është qetësuese të dëgjosh mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse nga dy miq të Kosovës, të cilët vazhdojnë ta ndihmojnë vendin tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Krasniqi në Twitter, të martën.