Lajme

Kreu i OBSH falënderon ish-Presidentin Meta për bashkëpunimin

07/24/2022 22:28
nga:Q R

Tedros Adhanom Ghebreyesus, Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka falenderuar Ilir Metën për përpjekjet e tij drejt avancimit të shëndetit publik gjatë mandatit të tij si president.

Mes të tjerash, Adhanom, i uroi Metës gjithë të mirat në vazhdimësinë e tij politike.

Postimi i plotë nga kreu i OBSH:

Faleminderit President @ilirmetazyrtar për përpjekjet tuaja dhe të vendit tuaj për të avancuar #ShëndetPërTë Gjithë Shqiptarët gjatë pandemisë #COVID19 dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për @OBSH. Ju uroj gjithë të mirat në përpjekjet tuaja të ardhshme.