Kreu i Obiliqt, Xhafer Gashi ka marrë pjesë në pjesë në përurimin e degës TEB Bankë në këtë komunë, raporton GazetaBlic.
Gashi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, të gjithë stafit iu uroi suksese, teksa potenoi se komuna e Obiliqt vlerëson investimet e reja që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik.
“Me kënaqësi mora pjesë në përurimin e degës TEB Bankë në Obiliq, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i TEB Bankës, z. Orcun Ozdemir, të cilit i urova suksese dhe mbarësi, duke theksuar se Komuna e Obiliqit vlerëson investimet e reja që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik”, shkruan Gashi.


