Lajme

Kreu i LDK-së, Abdixhiku takohet me ambasadorin Szunyog

05/18/2021 16:48
nga:M K

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim SH.T shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, thuhet në një komunikatë për media nga zyrja e të parit të partisë.

Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së karshi Programit të Qeverisë së Kosovës 2021 – 2025, për përgatitjet për zgjedhjet lokale si dhe për sfidat me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave për qytetarët tanë.

Ambasadori Szunyog shprehu gatishmërinë që BE-ja do të vazhdojë të jetë mbështetësi kryesor i Kosovës edhe më tej në sfera të ndryshme që janë të rëndësishme për qytetarët.

Poashtu gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Kryetari Abdixhiku theksoi se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, thuhet ndër të tjera.

LEXO EDHE:

Osmani: Në samitin e Brdo-Brijunit u dëgjuan kërkesat e Kosovës dhe u promovuan interesat e saj