Themeluesi i grupit mercenar rus ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin, ka akuzuar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që luftëtarëve të tij po ua zvogëlon sasitë e municionit me qëllim.
Ky reagim vjen në kohën kur janë rritur tensionet mes Prigozhinit dhe pjesës tjetër të elitës ruse.
Në një audio-incizim prej shtatë minutash që është publikuar dje, i nervozuar ka theksuar se prodhimi ushtarak rus është i mjaftueshëm për të furnizuar forcat që luftojnë në front, dhe se vështirësitë e furnizimit me të cilat përballen luftëtarët e tij janë rezultat i vendimeve të marra me qëllim.
“Nuk po mundem ta zgjidh këtë problem pavarësisht lidhjeve dhe kontakteve që i kam”, Ata që na pengojnë në përpjekjen për të fituar këtë luftë, janë absolutisht, drejtpërdrejt duke punuar për armikun”, tha kreu i Wagnerit i cili gjatë audio-incizimit fliste me ton të lartë dhe vazhdimisht ofendonte.


