Vazhdon të ketë diskutime të mëdha për të ardhmen e Leo Messit.
Luis Rubiales, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), në një komunikim të fundit me mediet, u shpreh i lumtur nëse diçka e tillë do të ndodhë, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai tha se të gjithë spanjollët duan që lojtarët më të mirë të luajnë në nivelin elitar të futbollit spanjoll dhe Leo Messi është njëri prej tyre.
“Nëse ai kthehet në La Liga, ne do ta presim me krahë hapur. Unë kam pasur fatin të luaja kundër tij, megjithëse nuk e di nëse ishte me fat apo isha i pafat në fakt, më duhet të them se ai është një lojtar fantastik, i papërsëritshëm. Të gjithë spanjollët duan që lojtarët më të mirë të luajnë në ligën tonë dhe Leo është njëri prej tyre”-tha ai për mediet spanjolle.
/GazetaBlic Sport/


