Kupa e Botës 2022

Kreu i federatës së Brazilit: Këtë Botëror e meritojmë ne trofeun!

11/20/2022 18:33
nga:E K

Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva deklaroi se këtë Kupë Bote e meriton skuadra e vendit të tij.

Në një deklaratë të dhënë së fundmi për mediet, Lula theksoi se ekipi i Brazilit është më në formë se çdo përfaqësuese tjetër.

“Pas 20 vitesh, mendoj se ka ardhur koha që Brazili të bëhet përsëri kampion bote. Kombëtaret e tjera nuk po bëjnë mirë. Dhe Cristiano Ronaldo nuk luan më si dikur. Kështu që unë jam shumë i sigurt.”-deklaroi ai.