Lajme

Kreu i CIA-s zbarkon në Kiev, takim “sekret” me Zelenskyn

01/20/2023 11:00
nga:Y I

Lufta në Ukrainë vazhdon të jetë një nga problemet kryesore në diskutimet dhe çështjet e shumta të agjencisë të inteligjencës amerikane.

Drejtori i CIA-s, William Burns, u takua në fshehtësi në Kiev në fund të javës së kaluar me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Gjatë takimit, sipas Washington Post, Burns i komunikoi Zelenskit se cilat janë pritshmëritë e SHBA për lëvizjet e ardhshme ushtarake të Rusisë.