FFK edhe këtë javë ka ndarë çmimin e lojtarit më të mirë të javës, “YLLI I JAVËS”.
Çmimin “YLLI I JAVËS” për xhiron e 15’të në Superligën e Kosovës e fitoi, Kreshnik Uka, përcjell GazetaBlic Sport.
Uka u bë lojtari i parë këtë sezon që shënoi hat-trick pas 3’golëshit të tij ndaj Llapit.
Kreshnik Uka deri tani ka realizuar 9 gola duke u renditur në listën e golashënuasëve më të mirë të BKT Superligës.
/GazetaBlic Sport/


