Sporti

Kreshnik Uka fiton çmimin ‘Ylli i javës’

10/18/2021 10:11
nga:E K

Kreshnik Uka ka fituar çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës.

Sulmuesi i Drenicës realizoi dy gola në fitoren e thellë të ekipit të tij ndaj Feronikelit me rezultat 4-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare në Facebook se sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka ka fituar çmimin “Ylli i Javës”.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Kreshnik Ukaj, YLLI I JAVËS

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 9-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti Kreshnik Uka i FC Drenica.

Sulmuesi 26-vjeçar, është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj, si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e tij.

Uka shënoi dy gola në ndeshjen e javës së 9-të që skuadra e tij e mposhti FC Feronikelin. Me këtë fitore Drenica u rikthye në pozitën e liderit në BKTSuperliga 2021/22.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Drenicës e dorëzoi Fatos Rushiti, menaxher i degës të BKT në Skenderaj.