Në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, janë përkujtuar edhe 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës, para pllakës përkujtimore në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë vendosur buqeta me lule pranë kësaj pllake.