Lajme

Krerët e CIA-s dhe Mossadit takohen në Katar, ata të Hamasit me shefin e inteligjencës egjiptiane

11/09/2023 23:18
nga:Sh R

Shefat e CIA-s dhe shefat e shërbimit të inteligjencës izraelite janë takuar me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahamn bir Jassim Al Thanin në Doha.

Takimi trepalësh u zhvillua për të diskutuar parametrat e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një pauzë luftimesh.

Siç shkruan Skyneës, Katari, ku janë vendosur disa liderë politikë të Hamasit, ka udhëhequr përpjekjet për të ndërmjetësuar bisedimet mes Hamasit dhe Izraelit për lirimin e pengjeve.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Hamasit takuan sot në Kajro kreun e Shërbimit Informativ të Përgjithshëm të Egjiptit, Abbas Kamel.

Delegacioni përfshinte udhëheqësin politik Ismail Haniyeh dhe ish-shefin Khaled Meshaal.