Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi po vazhdon me aktivtetet dhe punët në terren.
Gjatë ditës së sotme, ai ka publikuar një video, ku shihen punimet që po bëhen pranë qendrës stërvitore të skuadrës së Prishtinës.
Ai shihet shumë i angazhuar që ky projekt të përfundoi sa më shpejt dhe që sportistët të kenë kushtet më të mira për të zhvilluar aktivitetin e tyre aty.
Xhaferi po vlerësohet maksimalisht për punët e tij në pozitën e drejtorit të Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, kurse synon një vend në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.