Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka njoftuar se kanë filluar punimet për një kyçje të re nga rrethi me flamur në drejtim të Dardanisë, e cila do të mundësojë një rrugë të re, duke lehtësuar hyrjen dhe daljen në këtë lagje ikonike, shkruan GazetaBlic.
Xhaferi theksoi se krahas punimeve të mira që po bëhen në fasadimin e objektit të mbetur për vite me radhë, kjo kyçje do të mundësojë një qarkullim më të mirë në Dardani dhe do ta kompletojë këtë pjesë të infrastrukturës.
“Filluam punimet për një kyçje të re nga rrethi me flamur në drejtim të Dardanisë, e cila do të mundësojë një rrugë të re, duke lehtësuar hyrjen dhe daljen në këtë lagje ikonike. Krahas punimeve të mira që po bëhen në fasadimin e objektit të mbetur për vite me radhë – i cili po i jep një pamje të bukur hyrjes së Prishtinës – kemi filluar edhe këtë kyçje, e cila do të mundësojë një qarkullim më të mirë në Dardani dhe do ta kompletojë këtë pjesë të infrastrukturës”, shkroi Xhaferi në rrjetin social “Facebook”.
Tutje ai tha se me Shërbimet Publike kanë vendosur që rrugën Ilaz Kodra, e cila të dërgon në drejtim të stacionit, rrugë e laxhes Dardania, ta bëjnë me dy drejtime si një alternativë komunikimi deri në përfundimin e punimeve në korriz.


