Lajme

Krenar Xhaferi ndan pamje nga punimet në rrugën në Mramor- Më në fund këtij problemi i ka ardhur fundi!

02/05/2025 19:12
nga:Y I

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, njëherësh kandidat për deputet, Krenar Xhaferi, ka ndarë pamje nga punimet në rrugën për Mramor.

Xhaferi tha se kjo rrugë ka qenë një rrezik i vazhdueshëm për banorët.

Ai tha se për 15 vjet, nga dy korsi u ngushtua në një, duke e bërë qarkullimin kaotik dhe të pasigurtë.

“Një veturë priste, tjetra kalonte, ndërsa rreziku ishte i pranishëm çdo ditë. E gjitha kjo për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe komunikimit të mirëfilltë me banorët” shkruan Xhaferi në Facebook raporton “Gazeta Blic”.

Ai tha se tashmë këtij problemi i ka ardhur fundi.

“Kur bashkohemi, pa parë llogot politike, kur e vëmë interesin e komunitetit mbi gjithçka, ne ja dalim! Edhe suksesi i Mramorit është dëshmi e kësaj force të përbashkët” shkruan tutje Xhaferi.

Postimi i plotë:

🏁 Rruga në Mramor ka qenë një rrezik i vazhdueshëm për banorët. Për 15 vjet, nga dy korsi u ngushtua në një, duke e bërë qarkullimin kaotik dhe të pasigurt.

Një veturë priste, tjetra kalonte, ndërsa rreziku ishte i pranishëm çdo ditë. E gjitha kjo për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe komunikimit të mirëfilltë me banorët.

👷 Por tani, më në fund, këtij problemi i ka ardhur fundi – dhe për këtë jam jashtëzakonisht i lumtur!

🙏 Kur bashkohemi, pa parë llogot politike, kur e vëmë interesin e komunitetit mbi gjithçka, ne ja dalim! Edhe suksesi i Mramorit është dëshmi e kësaj force të përbashkët.

🚧 Ne nuk ndalemi – sepse kur jemi bashkë, mund të bëjmë ndryshimin e vërtetë!

🏁Nga projekti, në projekt!