Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Krenar Xhaferi, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon me numrin 32, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar më gjerësisht rreth jetës dhe familjes së tij.
Xhaferi tha se është djali i dy prindërve të cilët gjithë jetën ja kanë kushtuar arsimit dhe edukimit të brezave të rinj.
Ai tha se në vitet 90-ta shtëpia e tyre u kthye në shtëpi-shkollë.
“Sot, me të njëjtin përkushtim, dua t’i shërbej vendit tim. Kosova ka nevojë për punë të mëdha, jo për fjalë të mëdha! Na duhen rrugë më të mira, zhvillim ekonomik dhe investime që hapin vende pune. Na duhet një Kosovë ku të rinjtë ndërtojnë të ardhmen e tyre, jo një vend nga i cili largohen ata” shkruan ai raporton “Gazeta Blic”.
Ai renditi disa nga projektet që janë përfunduar gjatë kohës sa ishte këshilltar i Ministrit Lumir Abdixhiku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe si Drejtor i Investimeve kapitale.
“Më 9 shkurt, është koha të vendosim për punë, jo për fjalë” shkruan Krenar Xhaferi raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


