Sergino Dest u zyrtarizua dje si lojtar i Milanit.
Mbrojtësi anësor amerikan, kaloi te “Rossonerët” nga Barcelona në formë huazimi për këtë edicion me mundësi blerje në fund të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas transferimit të tij te skuadra nga “San Siro”, Dest u shpreh i lumtur t’i bashkohet ekipit italian.
“Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që jam këtu. Për mua është një nder që bashkohem me kampionët e Italisë dhe të jem pjesë e një klubi kaq historik si Milan. Dua të bëj gjëra të mira dhe të fitoj trofe, duke nisur nga ky sezon”, tha Sergino Dest.
/GazetaBlic Sport/


